12 filmat më të mirë të 2022 deri më tani

Everything Everywhere All At Once
E mahnitshme në sipërfaqe, kjo ekstravagancë krijuese nga ekipi drejtues i quajtur ‘Daniels’ (Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert) ka një shtresë të thellë të ndjenjës familjare dhe një tërheqje emocionale të fituar mirë në fund. Michelle Yeoh është në rolin e Evelyn, një pronare lavanderie me probleme taksash, e cila hyn në një multivers të alt-Evelyns. Duke shpërthyer me ngjyra, nganjëherë filmi është një fantazmagori e identiteteve të shndërruara dhe universeve në ndryshim – në një Evelyn lan rroba, në një tjetër ajo është një yll filmi – megjithatë ai mbetet gjithmonë besnik ndaj personazheve të tij jashtëzakonisht njerëzorë. Është filmi i rrallë që mund të bëjë audiencën të qajë, dhe gjithashtu të mbledhë një ton parash, gati 60 milionë dollarë në arkat e SHBA deri më tani.

Top Gun: Maverick
Në filmin e parë të ‘Top Gun’, i cili doli në vitin 1986, Tom Cruise luajti si Pete “Maverick” Mitchell, një pilot luftarak në Marinën e SHBA. Gjithë këto vite më vonë, Mitchell-it i jepet puna për të trajnuar një grup të ri pilotësh, duke përfshirë “Rooster” Bradshaw (Miles Teller), djalin e shokut të tij të vjetër “Goose”, i cili u vra në ‘Top Gun’. Val Kilmer është rikthyer si “Iceman” Kazansky, tani një gjeneral me katër yje, dhe Jon Hamm i bashkohet kastit si një admiral i quajtur “Cyclone”, kështu që ndoshta filmi do të shpjegojë pse pilotët e Marinës kanë të gjithë pseudonime superheronjsh… Ndoshta jo… Ajo që ne mund të presim janë shumë sekuenca fluturimi supersonike dhe Cruise në pistë me hijet e tij Aviator.

Happening
Drama e Audrey Diwan zhvillohet në Francë në vitin 1963, por tema është aktuale. Bazuar në një kujtim të Annie Ernaux, fabula e Happening (ose L’événement në frëngjisht) sillet rreth Anne (Anamaria Vartolomei), një studente premtuese e klasës punëtore. Pasi ajo mbetet shtatzënë pas një ‘one-night stand’, ajo është e vendosur të bëjë një abort, pavarësisht se procedura ishte e jashtëligjshme në Francë. Por ajo shpejt e kupton se askush nuk do ta ndihmojë atë dhe pak njerëz do t’i qëndrojnë pranë. “Happening pasqyron vetminë e tmerrshme që mund të vijë me ndërprerjen e një shtatzënie të padëshiruar”, thotë Shirley Li në The Atlantic, duke shtuar “dhe gjykimi për një zgjedhje të tillë mund të jetë edhe më dërrmues sesa mundësia e shkeljes së një ligji”.

Turning Red
Turning Red është filmi i parë i animuar i Pixar që drejtohet vetëm nga një grua, i pari që zhvillohet në Kanada dhe i pari që flet rreth një heroine nga një familje aziatike: heroina në fjalë është Mei Lee (Rosalie Chiang), e cila kthehet në një panda të stërmadhe të kuqe të ashpër sa herë që është e stresuar. Një tjetër gjë që e dallon Turning Red nga filmat e mëparshëm të Pixar është stili i tij vizual. Regjisorja, Domee Shi, u frymëzua nga karikaturat japoneze që ajo shikonte kur ishte në moshën e Mei në fillim të viteve 2000.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *